Unai Emery ka vendosur përfundimisht që t’ia jap shiritin e kapitenit Granit Xhakës
Mesfushori me prejardhje nga Prishtina sot u emërua edhe zyrtarisht kapiten i Arsenalit, shkruan Reporteri.net
Tifozët e klubit londinez nuk e kanë pritur edhe aq mirë këtë lajm dhe të shumtë janë ata që kanë reaguar në Twtter.
“Si dreqin erdhi Emery te vendimi se Xhaka është personi më i mirë për të qenë kapiten i Arsenalit? Ai sapo e ka konfirmuar se s’ia ka idenë çfarë po bën.
“Mua më pëlqen Emery, por Xhaka si kapiten është turpëruese dhe kjo do të rezultojë me shkarkimin e tij. Djaloshi s’është as futbollist e lëre më kapiten i Arsenalit.
“Do të kishte qenë më mirë sikur të mos kishim kapiten. Kurrë se kam ditur se shpërblehesh për të qenët i pavolitshëm në fushë dhe për bërjen e shumë gabimeve.
Kjo është një vepër për të cilën mund të shkarkohesh. Emery jashtë”, janë vetëm disa nga postimet e tifozëve të Arsenalit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.