Kombëtarja e Zvicrës në futboll ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre miqësore në Angli, teksa janë mysafirë të kësaj të fundit, transmeton Reporteri.net.
Ndërkaq, sulmuesi i Borussia Monchengladbach, Breel Embolo, ka shënuar për Zvicrën, ku ai shënoi me kokë dhe erdhi në minutën e 22-të të ndeshjes.
Ky gol erdhi pas një asistimi milimetrik të yllit shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Shaqiri mori një top nga jashtë 16-të metërshi dhe me një harkim të fortë dhe të saktë gjeti Embolon, i cili dërgoi topin në rrjetë.
Vlen të përmendet se një asistim i tillë i Shaqirit bëri që kjo të bëhet virale nëpër mediume sportive në Kosovë dhe në mediat evropiane.
Ndërkaq për Anglinë ka shënuar lojtari i Manchester United, ku barazoi rezultatin për 1-1.
Shaqiri ➡️ Embolo 🙌
The Swiss go up 1-0 over England at Wembley! pic.twitter.com/f5hwgDRo8q
— ESPN FC (@ESPNFC) March 26, 2022
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.