Në hotelin Isias në Adiyaman, i cili u shkatërrua gjatë tërmetit në Kahramanmaras, humbën jetën disa sportistë të rinj. Nga grupi i volejbollit prej 39 personash, vetëm 5 prej tyre mundën të mbijetonin.
Nga grupi prej 39 personash, 25 prej tyre ishin nxënës të një kolegji, të cilët ishin nën rrënojat e tërmetit katastrofik. Ky grup përbëhej nga ekipet e volejbollit për vajza dhe djem të Kolegjit Turk Maarif të Famagustës.
Sportistët e vegjël ishin 12-14 vjeç. Hoteli 7 katësh Isias, ku ata qëndruan, u shkatërrua nga tërmeti i fuqishëm, duke mos lënë asnjë të mbijetuar nga fëmijët.
Kërkimet për ta zgjatën disa ditë, por ekipet e shpëtimit nuk mundën të nxirrnin asnjë të gjallë nga rrënojat.
Të gjithë volejbollistët meshkuj dhe femra të Kolegjit Turk Maarif të TRNC Gazi Famagusta, të cilët erdhën në Adiyaman për turneun, humbën jetën nën rrënojat pas tërmetit.
Tërmetit me magnitudë 7.7 që ndodhi në orën 04:17 të mëngjesit të 6 shkurtit i mbijetuan vetëm 4 prindër dhe 1 zëvendësdrejtor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.