×
  • Sport
  • Sport

    Asnjë rast me Covid-19 në skuadrën e Dritës në prag të ndeshjes me Legia Warsaw

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 12:22

    Drita ka konfirmuar se u janë kthyer negative të gjitha testet e futbollistëve të vet për koronavirus, në prag të takimit me Legia Warsaw në rundin e tretë kualifikues në Ligën e Evropës.


    Kampionia e Kosovës Drita është në kërkim të më shumë historisë kur e viziton Poloninë për t’u përballur me Legia të enjten në rundin e tretë kualifikues në garën dytësore evropiane, raporton Express.

    Klubi nga Gjilani i ka kryer përgatitjet për këtë ndeshje në Shqipëri dhe e ka marrë dritën jeshile për të udhëtuar drejt Polonisë pasi nuk e ka asnjë rast me koronavirus në skuadër.

    ‘TE GJITHE NEGATIV NE TESTET E COVID-19. Klubi jone FC DRITA dje është testuar për testet e Covid-19 ne prag te ndeshjes me Legia Warsawa qe do te zhvillohet ne Poloni. Sapo morëm lajmin e mire se te gjithë te testuarit kane rezultuar NEGATIV. Sfida me Covid-19 është fituar dhe tani fokusohemi teresisht për ndeshje”, thuhet në një njoftim të Dritës.

    Kjo është përballja e parë kokë me kokë mes Dritës dhe Legia.

    Drita u bë klubi i parë kosovar që arrin më së largu në një garë kualifikuese evropiane, rrethin e tretë, pasi e mundi klubin e shtetit fqinj, Sileksin në Shkup.

    Klubi kosovar erdhi në rundin e dytë kualifikues në Ligën e Evropës, pasi dështoi në kualifikime për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, duke e humbur ndeshjen e rrethit të fundit parakualifikues me rezultat zyrtar 3:0 kundër Linfield, për shkak të numrit të madh të lojtarëve të prekur me koronavirus.

    Drita është klubi i vetëm kosovar i mbetur në garë për ta siguruar pjesëmarrjen në një garë evropiane këtë vit, pasi Prishtina dhe Gjilani dështuan në rundet e kaluara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!