×
  • Sport
  • Sport

    Atë që e bëri Messi, Griezmann e bën akoma më bukur

    Reporteri
    15 Mars 2021 | 21:54

    Barcelona e ka dyfishuar epërsinë kundër Huescas në ndeshjen që po zhvillohet në Camp Nou.


    Pas golit të mrekullueshëm nga Lionel Messi, të dyja skuadrat patën raste shënimi, kurse vendasit ishin më të rrezikshëm.

    Pas një goditje të Jordi Albas që u përplas për shtylle, erdhi edhe goli i dytë i katalunasve.

    Antoine Griezmann mori një top nga Pedri shumë larg gjashtëmbëdhjetëmetërshit, shkoi përpara dhe realizoi gol akoma më të bukur se Messi (35’).

    Nuk ka dyshim që Barcelona do të ngritet në vend të dytë në tabelë me katër pikë prapa Atletico Madridit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!