×
  • Sport
  • Sport

    Atletico “bllokon” stërvitjet, lojtarët do të ushtrojnë nga shtëpia

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 14:08

    Skuadra e Atletico Madridi, njofton se ka ndërprerë stërvitjet me lojtarët e klubit, kjo pas vendimeve të fundit nga qeveria spanjolle për koronavirusin.


    Kampionatet e mëdha të futbollit në botë, kanë pezulluar çdo aktivitet sportiv, deri në tejkalimin e kësaj gjendje, shkruan Reporteri.net.

    Kështu, edhe skuadra e Atleticos, përmes një njoftimin zyrtar në “Twitter”, ka informuar futbollistët se nuk do të mbajnë stërvitjet.

    “Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Qeveria dhe rekomandimet ne duhet të anulojmë stërvitjet”, njofton klubi i Atletico Madridit.

    Kujtojmë se ky vendim erdhi pasi, sot u raportua për një lojtar të infektuar, në Spanjë./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!