Ylli i Juves mund të ndryshojë ambient këtë vit. Sipas Cadena SER, Atletico Madrid janë në bisedime për të nënshkruar me mesfushorin Paulo Dybala. Dybala mund të largohet nga Juventus, pasi që është raportuar se ai nuk ka shumë minuta te kjo skuadër.
Por, për momentin gjigantët italian nuk deshirojnë të ndahen me argjentinasin, i cili më parë ishte lidhur edhe me një kalim në Manchester United dhe Paris Saint-Germain, për një pagë që ai kërkon të jetë më shumë se shtatë milionë euro.
E njëjta media thotë se Juve më shumë preferon një marrëveshje shkëmbimi ku do të përfshihej Angel Correa, por Diego Simeone po kërkon një transfer të drejtpërdrejt, pa involvuar lojtarë të tjerë në të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.