Avokatët e Gramoz Vokrrit kanë dorëzuar edhe zyrtarisht padinë ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Avokati, Arbër Krasniqi ka dërguar sot padinë ndaj FFK’së mbi refuzimin e kandidatit Gramoz Vokrri, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas avokatit FFK ka bërë shkelje të rregulloreve në lidhje me mos certifikimin e Gramoz Vokrrit për garën për kryetar të FFK-së.
Vlen të theksohet se në garën për kryetar të FFK-së është certifikuar vetëm kryetari aktual Agim Ademi.
Zgjedhjet do të mbahen me 6 prill.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.