×
  • Sport
  • Sport

    Aziz Salihu e quan veten sportisti i shekullit, tregon çka bisedoi me Milot Rashicën para dy ditëve

    Reporteri
    01 Tetor 2019 | 19:50

    Sportisti i shekullit, ashtu siç parapëlqen ta quajë veten Aziz Salihu, ka dhënë një intervistë të shkurtë për Gazetën Onlinë Reporteri.net ku ka zbuluar se ka pasur një takim me Milot Rashicën.


    Ish-medalisti olimpik, në një ‘Vox Pop’ ka rrëfyer se se si ai ka ndikuar që sot bota ta njohë Kosovën falë sukseseve të tij në boks, shkruan Reporteri.net

    “Si sportist i shekullit, me të vërtetë sporti e ka bo punën që me njoftë bota Kosovën, me emnin tem e me shumë e shumë sportista edhe sporti oshtë ambasador”, ka thënë fillimisht Salihu.

    Ai ka rrëfyer poashtu se para disa ditëve ka qenë në Bremen të Gjermanisë ku u prit nga ylli kosovar që luan për Werderin e Bremenit, Milot Rashica.

    “Kesh me Rashicën u pashë me të para dy ditëve në Bremen, qaq shumë u g’zu kur um pa mu, e është knaqsi kur sportisti i madh e pret sportistin e madh – të shekullit”, ka thënë Salihu për ‘Reporteri.net’.

    Ndryshe, Aziz Salihu është sportisti i parë kosovar që ka arritur të marrë pjesë në tre lojëra Olimpike, ku edhe kishte fituar medaljen e bronztë në vitin 1984 në Los Angeles të Amerikës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!