×
  • Sport
  • Sport

    Aziz Salihu kërkon post nga Qeveria e re, ankohet për trajtimin nga shteti ani pse merr pension 500 euro

    Reporteri
    22 Shkurt 2020 | 18:57

    Sportisti i Shekullit në Kosovë, Aziz Salihu, aktualisht kryetar i klubit të boksit Prishtina, goxha shumë i ka mbetur hatri në kolegët e tij, që e kanë lënë anash.


    Salihu, ankohet se familjarët e tij janë të papunë dhe se disa nga kolegët e tij të afërt e gënjyen atë se do t’i ndërtojnë një banesë, shkruan Reporteri.net

    “Deri kur më Sportisti i Shekullit të mbetet anash. Krejt kohën e okupimit kam kontribuar. Krejt kohën kam qenë në Kosovë dhe në Maqedoni, duke bërë gjithçka për Republikën.

    “Familja ime është pa punë, edhe gruaja ime pa punë që ka dy fakultete, e cila ka qenë gazetare e shquar e Radio Prishtinës në vitet e 80-ta. Do t’i thosha kolegëve të mi: Shumë faleminderit, e dini kush ishit dhe kush jam kanë unë.  Me kanë premtuar disa njerëz që të më bëjnë një banesë, por me kanë rrejtur dhe ka kohë që banojë në banesë me qira”, ka thënë Salihu për Bota sot.

    Ndërkaq, zyrtarët e MKRS-së i kanë thënë Reporterit, se ish-boksieri, Salihu e gëzon një fond prej 500 eurove, pra pagë mujore, kjo për rezultatet kulminante që ka arritur dhe vlerat që i ka dhënë sportit kosovar.

    Po ashtu Salihu, po kërkon edhe një post nga Qeveria e re.

    “E kam pritur me zemër që ka ardhur kjo qeveri, bile të më japin një kënaqësi, një post që e meritojë. Shkaku që isha i drejtë, sot disa sponsorë nuk më japin asnjë cent që ishin me qeverinë e kaluar. A është keq kjo për ata që më dëmtojnë kështu, nuk më japin mjete për turne”, përfundoi ai.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!