Achraf Hakimi është njëri prej futbollistëve kyç deri më tani te Maroku, vend i cili është në gjysmëfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Babai i tij, Hassan Hakimi, ka zbuluar se mbrojtësi i krahut të djathtë mund të kishte përfaqësuar Spanjën.
“Me U-19 ata e thirrën atë për të luajtur një lojë në Fuenlabrada. Sapo u largua tha se nuk i pëlqen. Në këtë kohë ai tashmë po shkonte shumë në Marok. Ai u largua dhe tha ‘Nuk po kthehem’. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Ai tha ‘Nuk më pëlqen’. Në makinë më tha se nuk do të kthehej, por nuk më tha pse”, tha fillimisht Hassani për “Cadena Ser”.
“Unë i jap lirinë djalit tim. Falënderoj Spanjën për gjithçka, nuk kam thënë kurrë asgjë të keqe për Spanjën. Por unë preferoj që ai të luajë me Marokun”, shtoi ai.
Kujtojmë se Achraf Hakimi kishte shënuar penalltinë vendimtare të Marokut ndaj Spanjës, për ta dërguar vendin e tij në çerekfinale, aty ku pastaj eliminuan Portugalinë.
Sonte, Maroku do të përballet me Francën në gjysmëfinale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.