Babai i Gonzalo Higuainit ka zbuluar se sulmuesi argjentinas mund ta përfundojë karrierën e tij në Juventus, edhe pse thotë se familja e tij do të kishte preferuar që ai të pensionohet në River Plate.
Trajneri i ri i Juventusit, Maurizio Sarri, e ka kthyer Gonzalo Higuainin në ekipin e parë të bardhezinjve, pasi e kaloi sezonin e kaluar i huazuar në Milan dhe Chelsea, transmeton Gazeta Express.
31-vjeçari ka qenë i lidhur me një transferim në Romë, por Jorge mund ta shohë djalin e tij duke e përfunduar karrierën në “Allianz”, apo të kthehet në klubin e tij të fëmijërisë, River Plate.
“Gonzalo është në një vend të mirë”, zbuloi babai i Higuainit në një intervistë për Continental Ctes.
“Ai i ka edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij dhe mund ta përfundojë karrierën e tij në Juventus. Ne, si familje, do të preferonim që ai të pensionohet në River”.
“Ai e ka një marrëdhënie të mrekullueshëm dhe të afërt me trajnerin e River, Marcelo Gallardo”.
31-vjeçari e ka filluar turneun parasezonal me skuadrën e “Zonjës së Vjetër” dhe ai ia ka bërë të qartë klubit se preferon të qëndrojë në “Allianz” më shumë sesa ta gjejë një klub të ri, përkundër që Maurizio Sarri nuk do të ketë vend për të në formacionin e parë.
Megjithatë, Higuaini është opsioni i parë i Romës për ta zëvendësuar Edin Dzekon, nëse ky i fundit e kompleton transferimin në Inter.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.