×
  • Sport
  • Sport

    Babai i kërkoi që ta linte boksin pasi u bë kampion bote: Me dëgju babën e nënën unë është dashtë me lanë moti

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 11:37

    Robin Krasniqi është duke mbajtur një konferencë për media në Prishtinë pasi triumfoi ndaj Dominic Boesel, të cilin e mposhti me nokaut në rundin e tretë në meçin që u zhvillua të shtunën mbrëma në Magdeburg


    Babai i Robinit ka kërkuar nga djali i tij që pas këtij meçi ta përfundoi karrierën në boks, por si duket ai nuk e ka ndërmend që ta merr një vendim të tillë, shkruan Reporteri.net

    “Me dëgju babën e nanën, unë është dashtë moti me lanë. Unë jam munduar që para tyre mos me tregu shumë. Ata i njohin më mirë se të gjithë rrugët e mia,” ka thënë Krasniqi.

    “Ata e dinë sa shumë sakrifica kam bërë, familja gjithmonë i kanë dridhjet më të mëdha dhe mezi presin ditën kur unë do ta lë boksin. Babai im do të ishte i gëzuar nëse do ta merrja këtë vendim, por akoma nuk është koha,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!