Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles e zhvillon sot ndeshjen e dytë në kualifikimet për turneun më të madh në botë, Major.
Sot, BNE do të përballet me ekipin suedez, Ninjas in Pyjamas me fillim nga ora 17:15.
Dueli zhvillohet në vetëm një terren dhe fitues del ekipi që arrin 16 pikë i pari.
Kujtojmë se dje, djemtë kosovarë e fituan ndeshjen e parë ndaj ekipit turk, Eternal Fire me rezultatin 16:14, duke e bërë një nismë të mbarë të kualifikimeve që po mbahen në Maltë.
Kujtojmë se nëse arrijnë tri fitore, ata do të kualifikohen për Major, i cili zhvillohet në Rio De Janeiro të Brazilit. /Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.