×
  • Sport
  • Sport

    Bad News Eagles mposht ekipin danez me rezultat 16:3

    Reporteri
    06 Tetor 2022 | 12:29

    Ekipi kosovar në CS: GO, Bad News Eagles, e ka mposhtur ekipin danez Astralis me rezultat 16:3.

    Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të eliminatoreve për turneun e madh Major që do të mbahet në Rio de Janeiro në Brazil.

    Luftimi u zhvillua në hartën Ancient ku kosovarët dominuan tërësisht.

    Për Bad News Eagles kjo është fitorja e dytë në eliminatoret për Majorin në Rio, ku fondi i shpërblimeve është 1.25 milionë euro

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!