Ekipi shqiptar Bad News Eagles kanë mposhtur në Paris, ekipin me renditje në vendin e katërt në botë – G2.
Edhe pse nuk ishin favorit, ekipi shqiptar nuk u dorëzua ndaj ekipit G2, për ta fituar ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 16-13.
Fillimisht ekipi G2 ishin duke fituar me rezultat 10-5 në pjesën e parë në mapin ‘Ancient’, mirëpo ekipi shqiptar u rikthyen në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen.
Pas kësaj fitore Bad News Eagles mbajnë rekord të ndeshjeve 1-1 (një fitore, një humbje) dhe do të përballen me një ekip që mban po të njëjtin rekord.
Në këtë turne ekipi shqiptar është duke garuar ndaj skuadrave më të mira të botës, për një grup çmimesh prej 1.250.000 dollarësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.