×
  • Sport
  • Sport

    Bajern Mynih shpallet kampion i Bundesligës për herë të 30-të

    Reporteri
    17 Qershor 2020 | 8:13

    Bajern Mynih është zyrtarisht kampion i Bundesligës për sezonin 2019-2020.


    Skuadra e Hans Flik, mposhti në transfertë Verder Bremenin, me rezultatin 0-1, falë golit të Levandovskit, duke siguruar matematikisht titullin e 30 kampion dhe të 8-tin radhazi, kur kanë mbetur edhe 2 javë për t’u luajtur.

    Një triumf i merituar ky për gjigantët gjermanë, ku meritë të madhe ka padyshim, trajneri Flik, i cili arriti t’i shndërronte bavarezët në një skuadër të frikshme, që luftojnë në 3 frone.

    Kampionati u fitua, ndërkohë që tashmë synim është Kupa e Gjermanisë si dhe Champions League.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!