Luka Modric i ka dalë në mbrojtje ish-bashkëlojtarit të tij, Gareth Bales duke thënë se ai e let gjuhën spanjolle rrjedhshëm, mirëpo është pak i turpshëm.
Pas shtatë sezoneve të kaluara te Real Madridi, uellsiani u rikthye te Tottenham Hotspuri në formë huazimi me mundësi zgjatje edhe për një vit tjetër.
Modric ka zbuluar se Bale nuk ka pasur me askënd probleme në skuadër dhe që kuptonte mjaftë mirë gjuhën spanjolle.
“Kam qenë pjesën më të madhe të karrierës time me Gareth dhe ai është një djalë fantastik”, ka thënë Modric për COPE.
“Çfarë është thënë për të nuk është në rregull, pasi ai nuk ka pasur probleme me askënd në dhomat e zhveshjes dhe duhet të kujtohet çfarë ka bërë për klubin”.
“Ai ka qenë i shoqërueshëm me të gjithë lojtarët dhe shpesh ka bërë shaka me ne në gjuhën spanjolle, vetëm se ka turp të flas në publik”, ka shtuar më tej kroati.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.