Skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani po bën hapa të radhës drejt titullit kampion në Superligën e Kosovës, përcjell Reporteri.net.
Në kuadër të xhiros së 28-të, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja fitoi në udhëtim te Dukagjini.
E, në ndeshje e zhvilluar sot në stadiumin “18 Qershori” Ballkani shënoi fitore me rezultatin 0:1.
Golin e vetëm dhe të tre pikëve për mysafirët e shënoi Meriton Korenica në minutën e 80-të.
Veç të tjerash, vendasit ishin me një lojtar më pak nga minuta e 62-të, pas përjashtamit të Bujar Shabanit.
Ballkani pas kësaj fitore ka 60 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë, me tetë pikë më shumë se Gjilani, ndrësa Dukagjini mbetet me 30 pikë në pozitën e tetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.