×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani – Drita ndeshja kryesore sot në Superligën e Kosovës

    Reporteri
    14 Mars 2021 | 8:33

    Superliga e Kosovës në kuadër të xhiros së 25-të sjell duele mjaft interesante.


    Dueli i parë do jetë ndërmjet Drenicës dhe Arbërisë, këto skuadra po luftojnë që të mbesin në elitën e futbollit kosovar, transmeton lajmi.net.

    Arbëria qëndron në vendin e tetë me 26 pikë, ndërsa Drenica mban vendin e nëntë me 25 pikë.

    Dueli i dytë mjaft interesant do jetë ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës 89. Ismet Munishi do zhvillojë sfidën e parë si trajner i “skifterëve” dhe Trepça do jetë kundërshtari i tij i parë.

    Gjilani mban pozitën e katërt me 33 pikë, Trepça pozitën e pestë me 32 pikë.

    Dhe në fund, dueli kryesor për këtë xhiro, Ballkani pret Dritën në Suharekë për një luftë të madhe e cila do mund të përcaktojë edhe titullin.

    Drita mban vendin e parë me 53 pikë, Ballkani qëndron në pozitën e dytë me 51 pikë.

    Orari i ndeshjeve të sotme:

    Drenica – Arbëria, ora 13:00

    Gjilani – Treoça 89’, ora 13:00

    Ballkani – Drita, ora 13:30.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!