×
  • Sport
  • Sport / Kualifikimet

    Ballkani fiton në Andorra, epërsi të lehtë për ndeshjen e kthimit

    Reporteri
    09 Korrik 2024 | 21:59

    Ballkani ka realizuar fitore me rezultat 2 me 1 ndaj Santa Colomas për ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ishte Bernard Karrica i cili realizoi në minutën e 89 për rezultatin 2 me 1.

    Në pjesën e parë ishte Lindon Emërllahu që nga penalltia realizoi për golin e barazimit ndaj skuadrës nga Andorra.

    Ndërkaq, Ishte El Ghzaoui që pas një gabimi në pasim në mesfushë, mori topin dhe nga zona e rreptësisë mposhti portierin Enea Koliçi për rezultatin 1 me 0.

    Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!