×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani mëson kundërshtarin eventual në rundin e dytë të Championsit

    Reporteri
    21 Qershor 2023 | 13:30

    Skuadra e Ballkanit e ka mësuar edhe kundërshtarin e dytë eventual të rundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve pas shortit të hedhur të mërkurën.

    Ballkani në rundin e parë kualifikues do të përballet me kampionin e Bullgarisë, Ludogoretsin në ndeshjet që do të luhen më 11 korrik dhe 19 korrik. E para do të luhet në Prishtinë, ndërsa e kthimit në Bullgari.

    Në shortin e hedhur për rundin e dytë kualifikues është përcaktuar që fituesi i ndeshjes mes Ballkanit dhe Ludogoretsit, të përballet me fituesin e ndeshjes ndërmjet Olimpia Lublanës së Sllovenisë dhe Valmieras së Letonisë.

    Po ashtu, kundërshtarin eventual për rundin e dytë kualifikues të Championsit e ka mësuar edhe Struga e Maqedonisë së Veriut, e cila në rundin e parë do të përballet me Zhalgirisin e Lituanisë.

    Në rundin e dytë, fituesi i këtij dueli do të përballet me kampionin e Turqisë, Galatasarayn.

    Ndeshjet e para të rundit të dytë kualifikues do të zhvillohen më 25/26 korrik, ndërsa ato të kthimit pas një jave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!