×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani mëson kundërshtarin në Ligën e Konferencës

    Reporteri
    16 Korrik 2024 | 22:56

    Ballkani do të luajë me kampionin e Maltës, Hamrunin, në rundin e dytë të Ligës së Konferencës.

    Kampioni i Kosovës u eliminua në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve nga Santa Coloma e Andorrës të martën pas penalltive.

    Fat të njëjtë pati edhe Hamruni, që u eliminua me penallti nga kampioni i Gjibraltarit, Lincoln Red Imps.

    Hamruni është ekip që së fundmi është bërë i njohur në Maltë pasi është shpallur kampion në tri nga katër sezonet e fundit.

    Ndeshja e parë do të luhet më 25 korrik në Podujevë. E kthimit pas një jave në Maltë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!