×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani mposht Prishtinën, forcon pozitën në krye të tabelës

    Reporteri
    17 Prill 2022 | 15:44

    Ka përfunduar takimi ndërmjet Ballkanit të Suharekës dhe Prishtinës, përcjell Reporteri.net.

    Skuadra nga Suhareka ka triumfuar ndaj kampiones në fuqi, me rezultat përfundimtar 2-0

    Skuadrën nga Suhareka në epërsi e çoi Baftiu, i cili shënoi në minutën e 34-të të takimit

    Por, katër minuta më vonë skuadra vendase e dyfishoi epërsinë ndaj kampionit akutal në Superligë.

    Ishte pikërisht Ermal Krasniqi i cili shënoi në minutën e 38-të të takimit, pasi herën e parë dështoi nga 11 metërshi.

    Vlen të theksohet që Ballkani goditi 2 herë shtyllën e mysafirëveve, fillimisht me Gripshin në pjesën e parë, i cili gjuajti fuqishëm nga distanca, kurse Korenica në pjesën e dytë në minutën e 85’të të takimit, kur goditjen e tij e devijoi në transversale portieri i Prishtinës, Haxho.

    Kështu Ballkani me këtë fitore forcon edhe më tej pozitën e parë në tabelën e Superligës, ku pasohet nga skuadra e Gjilanit në vendin e dytë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!