Skuadra nga Suhareka, Ballkani, ka prezantuar trajnerin e ri, Bledi Shkëmbi.
Ballkani ka prezantuar sot trajnerin e ri të skuadrës, Bledi Shkëmbi, dhe stafin e tij teknik përmes një postimi në rrjetin e tyre social, Facebook. Shkëmbi pasoi trajnerin e shkarkuar, Ismet Munishi.
Francesco Vitobello do të jetë ndihmës-trajner, ndërsa Alban Shala në cilësi të trajnerit kondicional.
Siç bën të ditur klubi, stafi teknik dhe fubollistët tashmë janë njoftuar dhe së shpejti do fillojë faza përgatitore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.