×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani – Prishtina, rikthehet Frashëri në ndeshje pas rrahjes brutale

    Reporteri
    17 Prill 2022 | 13:06

    Sot, në kuadër të Superligës së Kosovës do të ketë dy përballje mjaft interesante, të cilat janë të vlefshme për raundin e 29-të me radhë, përcjell Reporteri.net.

    E, nga ora 13:30, skuadra e Ballkanit e cila gjendet në krye të tabeles do ta pres kampionen në fuqi, Prishtinën në Suharekë.

    Ballkani ka lënë prapa pesë pikë Gjilanin, megjithatë ka ende një ndeshje për të rikuperuar.

    Ndërkaq, Prishtina është në pozitën e pestë me 38 pikë, gjashtë më pak se Llapi që mban vendin e katërt në tabelë.

    E, me Ballkanin është grumbulluar edhe tivi Frashëri, i cili u rrah brutalisht nga tifozët në ndeshjen ndaj Gjilanit.

    BALLKANI: Frashëri; Arm Thaqi, Kuç, Sinani, Ast Thaqi; Emërllahu, Potoku, Korenica, Gripshi, Baftiu, Krasniqi.

    PRISHTINA: Haxho; B.Krasniqi, Mici, Tomasevic, Shabani; Karabeci, Zyba, E.Krasniqi, Kryeziu, Mankenda, Sadam.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!