Superliga e futbollit do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 21-të.
Ballkani synon ta rikthejë primatin në ligën elitare, të cilin përkohësisht ia mori Drita, e cila e mposhti dje Prishtinën në derbin e mesjavës.
Therandasit aktualisht kanë pikë të njëjta me gjilanasit, por goldallim më të dobët.
Sidoqoftë, ata e kanë një lojë më pak dhe me një fitore eventuale ndaj Trepçës ’89 sot, do të shkëputeshin në krye, shkruan “Gazeta Express”.
Megjithatë, ekipi i Ilir Dajës nuk ka punë të lehtë pasi mitrovicasit kanë nevojë për pikë, për t’ju larguar sadopak fundit të tabelës.
Andaj, sot na pret një ndeshje mjaft interesante, duke filluar nga ora 13:00.
Një tjetër sfidë emocionuese do të zhvillohet sot mes Dukagjinit dhe Llapit.
Klinasit në shtëpi janë mjaft të fuqishëm dhe do të mundohen t’i mbajnë pikët në shtëpi.
Nga ana tjetër, Llapi i përforcuar me Suad Sahitin do të tentojë të nxjerrë pikë dhe të mos kthehet në shtëpi duarthatë.
Edhe kjo ndeshje do të fillojë në orën 13:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.