×
  • Sport
  • Sport

    Ballkanit i rrëshqet fitorja nga duart, mposhtet nga Sivasspori

    Reporteri
    13 Tetor 2022 | 22:57

    Ka përfunduar ndeshja mes Ballkanit dhe Sivassporit, me rezultat përfundimtar 2:1 në favor të skuadrës turke, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ndeshjen e filluan mirë skuadra e Ballkanit, pasi ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e Armend Thaqit, në minutën e 36’të.

    Kështu përfundoi pjesa e parë e lojës.

    Ndërkaq, në pjesën e dytë, Sivasspori barazoi rezulatin. Golin e barazimin e shënoi Arslan, në minutën e 72’të të ndeshjes.

    Mirëpo, skuadra turke nuk u ndal me kaq, pasi drejt fundit të lojës, në minutën 81 kaloi në epërsi, me golin e Angielskit, duke përmbyllur kështu ndeshjen me rezultat 2:1 në favor të Sivassporit.

    Ballkani krijuan disa raste të tjera shënimi, por nuk arritën të bëjnë asgjë.

    Më këtë humbje, Ballkani ka katër pikë në vendin e fundit dhe Sivasspor ngjitet në vendin e parë më shtatë sosh.

    Kujtojmë se kampioni i Kosovës deri më tash ka regjistruar një fitore, një barazim dhe një humbje në tri sfidat e para, ashtu që qëndron në kuotën e katër pikëve, aq sa ka edhe ekipi kundërshtar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!