Mario Balotelli tërhoqi titujt kudo nëpër gazeta pas disa kërkesave të pazakonta ndaj klubit të Flamengos.
Flamengo i ofroi Balotellit një kontratë dy vjeçare me vlerë pesë milion dollarë në vit, ndërsa 29-vjeçari u kërkoi atyre që të firmosnin me vëllaun e tij Enock, i cili do të kishte luajtur për Boavista, një nga klubet bashkëpunuese të Flamengos, në Serie D.
Balotelli madje dëshironte që Enock t’i garantohej të paktën 10 ndeshje me Boavista, përcjell lajmi.net.
Enock, vëllai më i vogël i Marios, është gjithashtu një sulmues dhe ishte në akademinë e të rinjve të Manchester Cityt ndërsa vëllai i tij ishte në ekipin e parë, por ai nuk arriti të vendoset vetë në klub dhe përfundoi duke luajtur për skuadrat e vogla në Itali dhe Maltë.
Gianluca Di Marzio ka raportuar se Flamengo ishte e gatshme t’i pranonte këto kërkesa me shpresën se do ta shpallnin Balotelli si nënshkrimin e madh të tyre, por një ekip i ri ka dalë në luftën për nënshkrimin e tij: Brescia.
Italiani me shumë mundësi ka vendosur të kthehet në klubin ku u rrit, pavarësisht se do fitojë më pak para.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.