×
  • Sport
  • Sport

    Barça afër marrëveshjes me sulmuesin danez

    Reporteri
    18 Shkurt 2020 | 9:39

    Pasi mori përgjigjen pozitive nga UEFA për të drejtën e një blerje jashtë afatit, Barcelona është aktivizuar seriozisht për ta bërë këtë gjë.


    Skuadra katalonase ka në tavolinë disa emra të sulmuesve dhe në 24 orët e ardhshme gjithçka do të definohet. Martin Braithwaite është emri i fundit dhe më seriozi për tu bërë pjesë e Barcelonës, shkruan Indeksonline.

    Danezi i natyralizuar luan me Leganes në Spanjë, ndërsa këtë edicion ka shënuar 6 gola deri më tani. 28 vjeçari shquhet për shpejtësinë që ka dhe forcën e madhe fizike.

    Agjenti i lojtarit, Ali Dursun është në Barcelonë dhe gjatë ditës do të ulet për të diskutuar marrëveshjen me drejtuesit e Barcelonës. Çmimi i futbollistit vlerësohet 20 milionë euro.

    https://www.youtube.com/watch?v=Txdh8jm0Vgo

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!