×
  • Sport
  • Sport

    Barça do ta lërë të lirë në janar, Interi insiston për Rakiticin

    Reporteri
    24 Tetor 2019 | 19:21

    Në opsion të “Nerazzurri” janë edhe mesfushorët Arturo Vidal e Nemanja Matic.


    Interi po planifikon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.

    “Nerazzurri” ia kanë vënë syrin mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic.

    Sipas mediumit “El Desmarque”, klubi italian është i gatshëm t’i paguajë 38 milionë euro për mesfushorin kroat.

    Ish-futbollisti i Sevillës këtë sezon ka përfunduar në bankinë dhe Barça po planifikon ta shesë atë në afatin kalimtar të janarit.

    Interesim për Rakiticin ka shfaqur edhe Paris Saint-Germaini.

    Ai i ka zhvilluar gjashtë ndeshje këtë sezon në La Liga. Ndërkohë, në alternativë Interi i ka mesfushorin tjetër të Barçës, Arturo Vidal dhe atë të Manchester Unitedit, Nemanja Matic.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!