Marrëveshja e re e trajnerit Hansi Flick me Barcelonën deri në qershor 2027 do të zbulohet në muajin maj.
Marrëveshja verbale është arritur tashmë qysh në muajin shkurt dhe ajo do të kompletohet në javët në vazhdim, njofton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.
Nuk ka pasur kurrë dyshime që Flick do ta vendosë të zezën mbi të bardhë për një sezon tjetër, i cili do t’i shtohet kontratës aktuale…
…ndërsa Hansi dëshiron të nënshkruajë vit pas viti, Barça do ta respektojë zgjedhjen e tij me marrëveshjen që do të zbardhet shumë shpejtë.
Ish-trajneri i Bayern Munichut dhe i Kombëtares gjermane e ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme eksperiencën në klubin nga “Camp Nou” duke e fituar Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës, ndërsa është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe lider i La Ligas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.