×
  • Sport
  • Sport

    Barça i ofron dy yje për Neymarin

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 17:51

    Gjiganti katalunas është i gatshëm të bëjë sakrifica të mëdha vetëm për ta rikthyer yllin brazilian.


    Barcelona është e gatshme të bëjë sakrifica të mëdha vetëm e vetëm për ta rikthyer Neymarin në “Camp Nou”, shkruan Gazeta Express.Gjiganti katalunas e kishte shitur sulmuesin brazilian për 222 milionë euro në vitin 2017 në Paris Saint-Germain.
    Por, nga ajo kohë vazhdimisht flitet për një rikthim të mundshëm të brazilianit në Kataluni.

    Tash, e përditshmja spanjolle “AS” raporton se kampioni aktual spanjoll është i gatshëm t’i ofrojë lojtarët Antoine Griezmann e Ousmane Dembele për ish-futbollistin e Santosit.

    Neymar nuk e ka fshehur dëshirën e tij të madhe për t’u rikthyer në Barcelonë.

    Një gjë e tillë ishte afër të ndodhte edhe vitin e kaluar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!