×
  • Sport
  • Sport

    Barca kërkon transferime falas, vihet pas tre yjeve të mëdhenj

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 12:51

    Barcelona në afatin kalimtar të verës nuk arriti të realizojë të gjitha dëshirat në tregun e transferimeve, shkaku i gjendjes së keqe financiare.


    Ronald Koeman kërkoi të sillte në Barcelonë Memphis Depay, por nuk u arrit një marrëveshje me Lyon.

    Shkaku i krizës së shkaktuar nga COVID-19, Barcelona ka vendosur të vihet pas lojtarëve që mund të transferohen falas, raporton Mundo Deportivo.

    I pari në listën e Barcelonës është David Alaba, kontrata e të cilit me Bayern Munich përfundon në fund të sezonit. Agjenti i lojtarit nuk po gjen marrëveshje me bavarezët, dhe tashmë është vënë në kontakte me Barcelonën.

    Lojtari tjetër është Angel Di Maria i PSG, që ndodhet në të njëjtën situatë. Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e Real Madrid.

    Një tjetër lojtar që do të tentohet nga Barcelona, është Paul Pogba i Manchester United.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!