×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona arrin marrëveshje me Lewandowskin, këto janë detajet

    Reporteri
    19 Maj 2022 | 18:43

    Negociatat mes Barcelonës dhe sulmuesit polak, Robert Lewandowski po ecin mjaft mirë dhe raportohet se një marrëveshje mes tyre veçse është arritur.

    Siç raporton mediumi spanjoll, AS, marrëveshja me lojtarin është absolute, me kontratë për tre sezone në vlerë prej nëntë milionë euro në vit.

    Dje, agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi ishte në zyret e Barcelonës dhe duket se është finalizuar marrëveshja.

    Por, tani vjen pjesa më e ndërlikuar e këtij operacioni. hapja e negociatave me Bayernin, një klub që konsiderohet “shumë i komplikuar” në këtë drejtim.

    Siç mëson kjo gazetë, Barcelona në asnjë rast nuk është e gatshme të kalojë shifrën prej 60 milionë euro gjithsej, sidomos duke pasur parasysh moshën e lojtarit (në gusht mbush 34 vjeç) dhe se kontrata përfundon vitin e ardhshëm dhe ai do mbetej lojtar i lirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!