×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona e hapur për rikthimin e Aubameyangut, por këtë nuk e lejojnë rregullat?

    Reporteri
    17 Janar 2023 | 11:08

    Barcelona është e hapur për të rikthyer Pierre-Emerick Aubameyang në afatin kalimtar të këtij janari, nëse kjo do të jetë e mundur.

    Sulmuesi nga Gaboni nuk është në planet e Chelseat, klub të cilit iu bashkua vitin e kaluar – transmeton Gazeta Express.

    Aubameyang ka shënuar vetëm një këtë sezon në Premierligë, duke qenë larg formës së dikurshme.

    Kështu, Chelsea është e gatshme për të lejuar largimin e tij në këtë afat kalimtar dimëror.

    Sipas raportimeve nga “Telegraph”, Barcelona mund të shikojë mundësinë e rikthimit të 33-vjeçarit në “Camp Nou”, pavarësisht mungesës së sigurisë së Xavit për sulmuesin veteran.

    Megjithatë, një marrëveshje e mundshme për rikthimin e ish-sulmuesit të Arsenalit mund të bëhet e pamundur për shkak të kufizimeve ligjore që lidhen me paraqitjet e shumta për klube të ndryshme në një periudhë të caktuar kohore.

    Rregullat aktuale të FIFA-s thonë se për Aubameyang, që ka qenë i regjistruar te Barcelona për sezonin aktual dhe ka regjistruar një paraqitje para transferimit te Chelsea në shtator, mund të prishë një marrëveshje për shkak të rregullave për ri-regjistrimin për një klub brenda të njëjtës sezon.

    Të njëjtën thuhet se e thonë edhe rregullat nga Federata Mbretërore e Futbollit e Spanjës (RFEF).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!