×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona e nis mbarë La Ligën, fiton ndaj Villarealit në një ndeshje ku shkëlqeu Ansu Fati

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 22:50

    Barcelona ka fituar me rezultat 4-0 kundër Villarealit në ndeshjen e tyre të parë të këtij sezoni në La Liga


    Skuadra e Ronald Koeman e kreu punën e fituesit qysh në pjesën e parë ku realizo katër gola, shkruan Reporteri.net

    Ansu Fati la gjurmë në këtë ndeshje duke shënuar dy gola mjaft të bukur.

    17 vjeçari shënoi dy herë brenda katër minutave, 15′ dhe 19′, ndërsa goli tjetër erdhi nga Messi 35′ dhe një autogol i Torres 45′.

    Në pjesën e dytë nuk pati gola më dhe kështu Barcelona fitoi tre pikë në ndeshjen e parë të sezonit për ta në La Liga. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!