×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona e përmbysë Interin – Liverpooli fiton trillerin e golave në Anfield

    Reporteri
    02 Tetor 2019 | 22:51

    Barcelona e ka mposhtur Interin 2-1 në Camp Nou, ndërsa Liverpooli fitoi 4-3 ndaj Salzburgut


    Kryendeshja e mrëmbjes në Ligën e Kampionëve i ka takuar Barcelonës, e cila e përmbysi Interin në pjesën e dytë, shkruan Reporteri.net

    Lautaro Martinez kaloi në epërsi Interin me një gol të realizuar në minutën e dytë, ndërsa Suarez me një gol tejet të bukur barazoi për 1-1 në minutën e 58-të.

    Në minutën e 84-të ‘El Pistolero’ përsëri shfaqet në skenë për të shënuar golin e fitores për katalunasit.

    ImageNë anën tjetër në Anfield u zhvillua një ndeshje e çmendur mes Liverpoolit dhe Salzburgut, ku në fund triumfuan ‘Të Kuqtë’ me rezultat 4-3.

    Golat për Liverpoolin u shënuan nga Mane, Robertson dhe dy tjera i realizoi Salah, ndërsa për mysafirët shënuan Hwang, Minamino dhe adoleshenti Haland.

    Më poshtë i keni rezultatet komplete të mbrëmjes së sontme të Ligës së Kampionëve:

    Barcelona-Inter 2-1
    Liverpool-Salzburg 4-3
    Lille-Chelsea 1-2
    Leipzig-Lyon 0-2
    Valencia-Ajax 0-2
    Zenit-Benfica 3-0. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!