×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona e vendosur për t’i vazhduar kontratën Depayt

    Reporteri
    27 Shtator 2021 | 10:05

    Barcelona mund të detyrohet të hapë bisedime të reja për kontratën me Memphis Depay vitin e ardhshëm – sipas Mundo Deportivo.


    27-vjeçari u transferua në Camp Nou në një transferim falas në dritaren e verës, por iu dha vetëm një marrëveshje dy-vjeçare.

    Barca do të shikojë të i ofrojë Depay një zgjatje të kontratës para se ai të hyjë në vitin e fundit të asaj marrëveshjeje, në mënyrë që të shmangë humbjen e tij me parametra zero në 2023.

    ‘Katalanasit’ janë të lumtur me impaktin e holandezit që ka sjellur në skuadër, dhe tani po e konsiderojnë një zgjatje potenciale të kontratës pasi ajo e tanishmja është shumë e shkurtër.

    Holandezi ka regjistruar tri gola dhe një asistim në gjashtë ndeshjet e para në kampionat me Barcelonën.

    27-vjeçari u transferua te Barcelona nga Lyon, aty ku bëri bujë të madhe me statistika impresive, duke shënuar 76 gola e regjistruar 55 asistime në 178 ndeshje të zhvilluara me Lyon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!