×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona eliminohet nga Championsi, PSG vazhdon tutje

    Reporteri
    10 Mars 2021 | 23:31

    Paris Saint Germain e ka eliminuar Barcelonën nga Champions League duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 5-2.


    Ashtu si Cristiano Ronaldo me Juventusin, nga Champions League 24 orë më vonë është eliminuar edhe Lionel Messi me Barcelonën.

    Pas humbjes 4-1 në ‘Camp Nou’ tri javë më parë, Barça shpresoi te një përmbysje në ‘Parc des Princes’, bazuar edhe në historinë.

    Kjo nuk ndodhi, ndoshta pak edhe për fajin e Messit, që nëse do të kishte shënuar atë penalltinë në fund të pjesës së parë për rezultatin 2-1, mesiguri se ndeshja do të kishte marrë kaheje tjetër.

    Sido që të jetë, në fund sfida përfundoi 1-1 me golat e Kypian Mbappes për PSG-në dhe Leo Messit për Barçën, derisa me rezultat të përgjithshëm 5-2.

    Në ndeshjen tjetër që u zhvillua të mërkurën, Liverpooli e mundi 2-0 Leipzigun, 4-0 me rezultat të përgjithsëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!