×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona ka një kërkesë të veçantë në rast se nuk vazhdon kampionati

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 16:56

    Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja. Sipas gazetës katalanase Sport, Barcelona do t’i kërkojë ligës spanjolle të futbollit t’i dorëzojë titullin kampion nëse kampionati nuk rifillon më për shkak të situatës së rëndë nga koronavirusi.


    Kur kanë mbetur 11 javë nga fundi i kampionatit, Barcelona po mendon për skenarin që ndoshta La Liga nuk fillon më.

    Një nga rregullat ku do të mbështetet është fakti që është shpallur kampione dimri dhe ka luajtur me të gjitha skuadrat deri tani.

    Duhet theksuar se me këtë situatë kjo është gjëja e fundit që merret në konsideratë, edhe pse fillimisht duhet të shprehet federata spanjolle.

    Egziston një artikull 118 i federatës që thotë se përballë një situate të jashtëzakonshme, kampionati mund të pezullohet përfundimisht në bashkëpunim me autoritetet përkatëse. Katalanasit për momentin janë në vendin e parë në La Liga, me 2 pikë më shumë se Reali.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!