Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Barcelonës dhe Alavesit, duel ky në kuadër të xhiros së 17’të në La Liga.
Të parët që realizuan në këtë takimin ishin vendasit, ku përmes Griezmann e regjistruan rezultatin prej 1:0 në minutën e 14’të të takimit, shkruan Reporteri.net.
Barcelona dyfishoi epërsinë me golin e Vidal në minutën e 45’të të takimit, ndërkaq Alavesi ngushtoi epërsinë e katalunasve përmes golit të Pons.
Ndërsa, ku po mendohej se nuk do të kishte gola më në këtë ndeshje, Leo Messi zbriti magjinë e tij në “Camp Nou”, i cili shënoi një “perlë” të vërtetë në minutën e 69’të. Pas tij realizoi edhe Suarez nga pika e bardhë, për ta vulosur kështu takimin në 4:1.
Kujtojmë se Barcelona vazhdon ta mbajë pozitën e parë në La Liga me 39 pikë të grumbulluara.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.