Joao Felix mund të nënshkruajë me Barcelonën këtë verë në rast se gjiganti katalunas dështon për ta blerë Barnardo Silvan nga Manchester City
Me Ousmane Dembele që është afër për t’u larguar nga klubi, Barcelona është në kërkim të forcimit të sulmit në merkato. Bernardo Silva është prioritet, por Manchester City nuk dëshiron që ta shesë yllin e skuadrës së tyre. Gjiganti katalunas po shikon opsion të tjera, me Joao Felix që është njëri prej tyre.
Pavarësisht që Xavi e ka përjashtuar një lëvizje për sulmuesin e Atleticos, Felix mund të jetë futbollist i Barcelonës. Atletico, për momentin, po kërkon një shumë të madhe për të por nëse futbollisti dëshiron një largim deri në fund të merkatos, klubi do të detyrohet që ta lërë atë të largohet për një çmim nominal pasi që nuk janë në gjendje që të paguajnë pagën e lartë të tij.
Në këtë rast Barcelona mund ta marrë atë për një çmim më të ulët, sipas Mundo Deportivo – transmeton GazetaExpress.
Barcelona po ashtu po lidhet me një transfer të Neymar nga Paris Saint-Germain, edhe pse transferi i brazilianit varet nga shumë faktor.
Gjigantët katalunas po luajnë kundër Tottenhamit për trofeun Joan Gamper sonte derisa e fillojnë sezonin e ri si kampion në fuqi në La Liga më 13 gusht kundër Getafes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.