Kampionët spanjoll, Barcelona thuhet se po mban shënime për dyshen e Napolit, Kalidou Koulibaly dhe Fabian Ruiz.
Sipas gazetës spanjolle Marca, drejtori i futbollit, Eric Abidal shkoi në Itali gjatë fundjavës për të parë ndeshjen e Napolit me Leccen, për të shikuar nga afër lojtarët.
Ruiz mori paraqitjen e tij të parë me Spanjën në qershor dhe bëri përshtypje të mira në sezonin e tij të parë në Serie A – duke shënuar shtatë gola dhe duke siguruar tre asistime – pas një transferimi 30 milionë eurosh nga Real Betis verën e kaluar.
23-vjeçari thuhet se për Napolin është ‘i pa transferueshëm’, por raporti shton se ata do të dëgjojnë oferta të larta për lojtarin dhe mund të joshen nga ofertat mbi 70 milionë euro, transmeton Telegrafi.
Mbrojtësi qendror Koulibaly thuhet se ka qenë në listën e kërkuar të Blaugranëve për një kohë të gjatë, pasi ai vazhdon të bëjë përshtypje të mira si te Napoli ashtu edhe për skuadrën e tij kombëtare të Senegalit.
Mbrojtësi thuhet se ka qenë një preferencë për klubin në kohën kur humbën betejën për Matthijs de Ligt, i cili iu bashkua me Juventusin nga Ajaxi këtë verë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.