×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona në ankth, Aguero shtrohet në spital pas aritmisë në fushë

    Reporteri
    01 Nëntor 2021 | 13:18

    Barcelona në ankth për një prej yjeve të saj. Shqetësuese është gjendja fizike e Sergio Aguero. Sulmuesi argjentinas pati probleme në fushën e lojës, gjatë ndeshjes me Alaves.

    Në minutat e fundit të pjesës së parë të lojës, “El Kun” u shtri në tokë. Ai mbante një dorë në gjoks dhe tjetrën në grykë, duke konfirmuar se e kishte të vështirë të merrte frymë. Arbitri ndaloi lojën me urgjencë dhe në fushë hynë mjekët.

    Pas kontrollit të shpejtë, Aguero u largua nga terreni i lojës. Lajmi i mirë ishte se ai mund të ecte pa ndihmë, por menjëherë u paraqit në spital, duke kryer me urgjencë disa kontrolle kardiake. Vizitat mjekësore u konfirmuan nëpërmjet një njoftimi zyrtar, nga klubi i Barcelonës.

    Nga imazhet e ndeshjes, nuk duket që sulmuesi të ketë pësuar ndonjë traumë gjatë lojës, teksa mediat iberike flasin për aritmi. Gjithashtu, nëna, vëllai dhe e fejuara e futbollistit e vizituan në spital dhe kur dorën bënë me shenjë që situata është e stabilizuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!