×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona nisë bisedimet me Adnan Januzaj

    Reporteri
    16 Dhjetor 2021 | 16:46

    Barcelona ka nisur me sulmuesin shqiptar, Adnan Januzaj, për transferimin e tij.

    Blaugranët përveç krizës financiare janë edhe në krizë të rezultatëve, e këtë po mundohen ta kalojnë sa më shpejt, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas raportimit të mediave spanjolle thuhet se presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është takuar me menaxherin e Januzajt, Mino Raiola.

    Real Sociedadi është duke menduar të vazhdoj marrëveshjen me Januzajn, por në rast se ky i fundit nuk dëshiron atëherë ka mundësi të bashkohet me Barcelonën në afatin kalimtar të muajit janar që nisë në datën 1.

    Januzaj deri tani në këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar dy asistime në 24 paraqitje me Sociedadin./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!