Barcelona është sulmues nga ish-lojtari i tyre, Christophe Dugarry, i cili i ka cilësuar ata si një klub palaçosh.
Konflikti verbal mes Lionel Messi dhe drejtorit sportiv, Eric Abidal, ka bërë bujë të madhe në media, ndërsa ka ndikuar edhe me eliminim nga Kupa e Mbretit.
Shumë ish-lojtarë e kanë kritikuar Barçën kur janë larguar, por asnjë nuk ka qenë më brutal sa Dugarry, i cili ka luajtur në Camp Nou gjatë sezonit 1997-98.
“Është një klub palaçosh. Ata bëjnë gjithçka për tu kthyer prapa”.
“Kam përshtypjen se nuk kanë një projekt. Barcelona ka shumë probleme dhe më e keqja është se imazhi është i keq. Mungon klasi dhe eleganca për tu marr me probleme”, ka thënë ai për RMC.
Shumë e kanë lidhur këtë deklaratë dhe të kaluarat me dështimin e tij te Barca gjatë viteve 90.
Sulmuesi francez bëri vetëm 13 paraqitje pasi mbërriti nga AC Milan në vitin 1997 dhe nuk arriti të shënojë asnjë gol të vetëm para se të bashkohej me Marseillen 12 muaj më vonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.