Barcelona nuk heq dorë nga Depay. Skuadra spanjolle e kërkoi me ngulm gjatë merkatos së verës, por kërkesat e larta të Lyon bën që të frenohej për këtë trativë.
Trajneri Koeman e kërkon me çdo kusht sulmuesin hollandez e për këtë arsye drejtesit spanjoll vijojnë negociatat me ekipin francez.
Depay shihet si një lojtar që mund t’I bëjë shumë punë Barcelonës e për këtë arsye do të tentohet afrimi i tij edhe në merkaton e janarit.
Depay ka dhënë miratimin e tij për këtë transferim duke mbyllur gjithçka me Barcelonën ndërsa mungon miratimi nga Lyon që me shumë mundësi do të vijë në merkaton e janarit duke parë që sulmuesi hollandez është në fund të kontratës së tij.
Katalanasit pritet të ofrojnë më pak se 25 milion euro për të marrë shërbimet e tij me Lyon që duket se do të “dorëzohet” duke parë dëshirën e lojtarit për largim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.