Barcelona nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një barazim në udhëtimin mjaft të vështirë tek ekipi i Osasunas në xhiron e tretë të La Ligas.
Kampionët e Spanjës nuk po arrijnë të gjejnë më të mirën pa futbollistin më të mirë të skuadrës, argjentinasin Leo Messi, shkruan Reporteri.net
Osasuna e nisi për mrekulli takimin duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 7-të të takimit kur Torres shënoi.
Pjesa e parë u përmbyll me këtë rezultat.
Me të filluar pjesa e dytë, futbollisti i ri vetëm 16-vjeçar, Ansu Fati shënoi një gol me kokë në minutën e 51-të të ndeshjes, duke barazuar shifrat dhe duke u bërë lojtari më i ri në histori të Barcelonës që shënon gol.
Në minutën e 64-të, braziliani Arthur shfrytëzoi një asistim të të riut Perez dhe shënoi një gol të bukur, por që në fund nuk mjaftoi që Barca t’i rrëmbente të tria pikët.
Torres u përkujdes që nëpërmjet një penalltie të barazonte shifrat në minutën e 81-të të ndeshjes, rezultat ky që ishte përfundimtarë.
Pas kësaj ndeshje, Barcelona grumbullon 4 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi, por me një ndeshje më pak të zhvilluar./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.