×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona po planifikon transferimin e Bernardo Silvas vitin e ardhshëm

    Reporteri
    09 Shtator 2022 | 22:20

    Barcelona raportohet se po planifikon transferimin e Bernardo Silvas në vitin e ardhshëm.

    Gjatë afatit kalimtar të verës, mesfushori portugez ishte i lidhur me një transferim te katalunasit – por kjo nuk ndodhi.

    Megjithatë, kjo lëvizje mund të realizohet në vitin e ardhshëm.

    Sipas “Sport”, Barcelona po planifikon transferimin e Silvas për në afatin kalimtar të verës së vitit 2023.

    28-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Manchester Cityn deri më 30 qershor 2025, por ai besohet se është i gatshëm për t’u larguar më herët nga “Etihad Stadium”.

    Ish-mesfushori i Benficas e Monacos e pëlqen Barcelonën dhe kalimi i tij në “Camp Nou” duket të jetë më i mundshëm në vitin e ardhshëm

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!